Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka

Është paraqitur në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Akuza për të është ende e paqartë.
Prokuroria e Posaçme, ka përmbyllur hetimet dhe ka komunikuar akuzat zyrtare për Ahmetajn dhe për dy përgjegjësit kryesorë në çështjen e inceneratorëve: Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Ahmetaj është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për aferën me inceneratorin e Elbasanit.
Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.
Ahmetaj prej muajsh është në arrati dhe sipas te dhënave ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar strehim politik.