Aksident në Orikum, dy makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagosen tre persona

Aktualitet

Aksident në Orikum, dy makina përplasen me njëra-tjetrën!

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht, të tre të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion