Ish-gruaja e Arben Ahmetajt thirret në SPAK

Ish-bashkëshortja e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Albina Mançka eshte paraqitur diten e sotme në SPAK.
Mesohet se ajo eshte thirrur per shkak se ka rezultuar ne transaksionet financiare dhe shit-blerjet e pasurive te ish ministrit Arben Ahmetaj.
Ish zv kryeministri i qeverise shqiptare, Arben Ahmetaj eshte akuzuar nga SPAK, ne lidhje me ceshtjen e incineratoreve.
Hetimi ndaj tij eshte zhvilluar per akuzat fshehje e mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim te produkteve te vepres penale.
SPAK i ka komunikuar akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe MIrel Mërtirit për çështjen e inceneratorëve.
Njoftimi i akuzes per Arben Ahmetajn
Prokurorët e posaçëm i komunikuan akuzat avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligorit, pasi ish-zv.kryeministri është në arrati.
Prokuroria do t’i komunikoje akuzat edhe avokatit të Klodian Zotos. Diten e sotme, SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, më 21 mars.
Prokuroria e kishte thirrur dhe ish-bashkëshorten e Ahmetaj, Albina Mançka, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH.
Mbrojtësi u shpreh se ajo do të sqarojë edhe pozitën e saj, nëse do t’i komunikohet apo jo akuzë.