“Do riktheheni në shtëpi më të forta”, Rama: Dëmshpërblim për çdo shtëpi të dëmtuar nga zjarret

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonat e prekura nga zjarret dhe ka dhënë detaje mbi dëmet e shkaktuara gjatë 48-72 orëve të fundit.
Sipas tij, janë 207 shtëpi të prekura, nga të cilat 40 kanë humbur tërësisht banesën. Rama theksoi se inventarizimi i plotë po kryhet sipas protokollit dhe shtoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa mbështetjen e shtetit për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë.
“Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithë forcave të angazhuara në terren”, tha Rama.
Qeveria po vijon monitorimin dhe angazhimin për të ndihmuar banorët e prekur, ndërsa operacionet për vënien nën kontroll të zjarreve dhe sigurimin e sigurisë në zonat e prekura janë ende aktive.


