I kërkuar ndërkombëtar për vjedhje e plagosje të rëndë, arrestohet në Tiranë 20-vjeçari belg

Një 20-vjeçar belg është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I riu ishte kërkuar nga Interpol Malta pas një urdhri arresti të lëshuar nga Gjykata e Magjistratëve për një sërë veprash penale, përfshirë “Plagosjen e rëndë me dashje”, “Komplot për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhjen”, si dhe “Posedimin, shpërndarjen ose prodhimin e materialeve pornografike që përfshijnë të mitur”.
Po ashtu, ndaj tij rëndonte edhe akuza për “Mosrespektimin e kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, sipas legjislacionit penal të Maltës.
Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e tij dhe procedurat e mëtejshme për ekstradim ose dorëzimin në autoritetet malteze janë në zhvillim.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.


