“Do futeshin të përndjekurit në grevë”, Veliaj zbulon ‘skenarin’ që fshihej pas protestës në Rinas

Politikë

“Do futeshin  të përndjekurit në grevë”, Veliaj

Drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputetin Xhemal Qefalia është ndalur në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt.

Në fjalën përpara banorëve të kësaj zone, Veliaj foli edhe për protestën e kontrollorëve në Rinas, duke thënë se opozita e sotme pa asnjë vizion dhe program e vetmja gjë që di të bëjë është bllokimi dhe shkatërrimi.

Veliaj shtoi se ata (opozita) kishte përgatitur një skenar ku do futeshin edhe të përndjekurit në grevë.

“Mos u habisni për atë që bënë në Rinas, se ata për pushtet kanë vrarë njerëz. Rinasi është gjëja më e vogël. Pse habiteni se e lanë miletin 1 javë pa vaksina? Ata s’e kanë problem fare se vetëm në një javë në ’97 u vranë më shumë njerëz se gjithë pandemia. Mos u habisni! Është minimumi që ata mund të bëjnë. Ata kishin përgatitur një skenar ku do fillonte me grevën në Rinas dhe do futeshin edhe të përndjekurit në grevë,” tha Veliaj.

ME TE LEXUARAT