“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e protestuesve është legjitime

Politikë

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sjelljen, e cilësuar si agressive të policisë ndaj protestuesve përpara Kuvendit.

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati pretendoi se persona që nuk kishin lidhje me tubimin janë përfshirë nga policia.

“Dua të dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër shtazore të përdorur dje kundër protestuesve. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca. Janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën. Janë agresuar dhe kërcënuar me jetë eksponentë të protestës, vetëm e vetëm se po protestonin në mënyrën më paqësore”, tha Berisha.

Duke përsëritur qëndrimin se demokratët duhet të mbështesin protestat qytetare, Berisha u shpreh se çdo kërkesë e tyre është legjitime.

“Janë kërkesa në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve, interesa të kërcënuara në mënyrë fatale nga organizata kriminale dhe qeverisja shqiptare dhe kreu i saj Edi Rama që plaçkisin çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe varfërojnë në mënyrë të të tmerrshme shqiptarët”, tha Berisha.

Përpara mediave, Berisha e cilësoi Kryeministrin Edi Rama si një person të vrarë politikisht.

ME TE LEXUARAT