Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në Lezhë: Plotësojmë kërkesat e pushuesve

Aktualitet

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në Lezhë:

Ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi këtë të martë për nivelin e zhurmave në zonat bregdetare janë prezantuar në Lezhë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Sipas tij, kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të garantuar qetësinë e pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë verës.

Ministri Lamallari theksoi se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm dhe paralajmëroi se, edhe pse mund të ketë subjekte që nuk do ta mirëpresin këtë masë, ajo vjen si një kërkesë e drejtpërdrejtë e pushuesve dhe si një standard që duhet të zbatohet.

Gjatë vizitës në Lezhë, Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim edhe në Bashki.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe rritja e efikasitetit të institucioneve për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit.

ME TE LEXUARAT