Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Aktualitet

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë kibernetike.

Esmeralda Kazia është nderuar me një nga çmimet më prestigjioze në sigurinë kibernetike, duke e bërë Shqipërinë pjesë të elitës botërore në këtë fushë.

Si e përjetuat këtë vlerësim?

Është një emocion i papërshkrueshëm. Këtë çmim nuk e konsideroj vetëm një arritje personale, por edhe një mundësi për të treguar se Shqipëria ka profesionistë që mund të konkurrojnë në të njëjtën skenë me më të mirët në botë. Ky vlerësim më bën krenare, sepse përfaqësoj jo vetëm veten, por edhe vendin tim.

-Në një prej fushave më sfiduese dhe të dominuara tradicionalisht nga burrat, Esmeralda arriti një sukses historik.

Çfarë përfaqëson ky çmim?

Kam fituar çmimin “CybersecurityWomanof the World 2026”, duke u shpallur gruaja më e mirë në botë në fushën e sigurisë kibernetike. Është një çmim që dëshmon se edhe në një sektor tradicionalisht të dominuar nga meshkujt, gratë kanë aftësinë, profesionalizmin dhe vendosmërinë për të arritur në nivelet më të larta dhe për të fituar vlerësime prestigjioze.

Si ishte konkurrenca?

Ceremonia u zhvillua në Austri dhe konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë. Në garë morën pjesë kandidatë nga 30 shtete të botës, ndërsa u regjistruan mbi 5 mijë nominime. Të shpallesh fituese mes kaq shumë profesionistëve është një përgjegjësi dhe një nder i madh.

Sa të përgatitur jemi për sulmet kibernetike?

Sot sfidat kibernetike janë gjithnjë e më të shumta dhe më komplekse. Megjithatë, besoj se jemi shumë më të përgatitur se më parë. Investimet në teknologji, rritja e ekspertizës dhe ndërgjegjësimi për sigurinë kibernetike janë elementë kyç për të përballuar këto kërcënime.

Pse zgjodhët këtë profesion?

Përtej suksesit personal, Esmeralda Kazia ka edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht për ata që ndërtojnë karrierën jashtë vendit.

Në jetë ka rrugëtime që nuk i zgjedhim vetë dhe kështu ndodhi edhe me mua. Nuk ishte një ëndërr që e kisha që në fëmijëri. Jeta ime mori një kthesë kur u ktheva në Shqipëri dhe më pas karriera vazhdoi në Stamboll. Pikërisht atje gjeta disiplinën, profesionalizmin dhe pasionin për sigurinë kibernetike. Me kalimin e viteve, kjo fushë u kthye në misionin tim.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Dëshira ime është të vazhdoj karrierën duke kontribuar në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve publike, si edhe në edukimin dhe zhvillimin e brezit të ri të profesionistëve. Besoj se investimi te të rinjtë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen.

A do të riktheheshit në Shqipëri?

Po, sigurisht. Do të doja të rikthehesha në Shqipëri dhe të kontribuoja me përvojën time. Është koha që profesionistët shqiptarë të sjellin në vend njohuritë dhe eksperiencat që kanë fituar jashtë.

Sa e vlerësuar ndiheni në Shqipëri?

Ndihem shumë e vlerësuar në Shqipëri dhe kjo më motivon edhe më shumë. Dua t’u bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që kanë ndërtuar karrierë jashtë vendit të mos hezitojnë të rikthehen. Shqipëria ka nevojë për ta dhe është vendi ku mund të krijojnë vlerë, të investojnë dijen e tyre dhe të japin kontribut për zhvillimin e vendit.

ME TE LEXUARAT