Demokratët në Kavajë kundër dorëheqjes së Bashës: Bashkë në betejën për të ardhmen e Shqipërisë në Europë

Politikë

Demokratët në Kavajë kundër dorëheqjes së

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka bërë një reagim lidhur me kërkesën e anëtarëve të PD, për dorëheqjen e kryetarit të Partisë, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Facebook, ata tregojnë se janë në krah të Bashës, për betejën e të ardhmes së Shqipërisë në Europë.

“Duke ju falenderuar te gjitheve, qytetare te Kavajes, Golemit, Helmesit, Synejit dhe Luzit per voten qe na dhate duke perbuzur blerjen me parate e krimit dhe duke sfiduar fuqine e makinerise se shtetit te vene ne dispozicion te Partise Socialiste, Partia Demokratike Kavaje ju eshte mirenjohese dhe do te vijoje betejat e saj perkrah lidershipit te Partise Demokratike ne çmontimin e farses elektorale dhe rikthimin e shpreses per shqiptaret.

Ne u beme pjese e nje fushate model te Partise Demokratike dhe lidershipit i saj Lulzim Basha, nje fushate me strategji pozitiviste, nje fushate qytetare qe ofroi nje program qe synonte rritjen e mireqenies se cdo qytetari ne Shqiperi.

E percollem kete program dere me dere me te rinjte e mrekullueshem qe iu bashkuan kesaj fushate dhe qe jane garanci e vijueshmerise se idealit tone demokratik.

Faleminderit ne menyre te vecante heronjve tane komisionere , numerues e vezhgues qe ndoqen deri ne voten e fundit, votën tuaj.
Jemi serish ne beteje; ne betejen e triumfit te moralit te politikes, ne betejen per te ardhmen evropiane te Shqiperise”, shkruhet në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion