SHBA e “kërcënuar” nga Irani, ja situata pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga amerikanët

Bota

SHBA e “kërcënuar” nga Irani, ja situata pas vrasjes

Republika Islamike, sipas raportit vjetor të inteligjencës amerikane vijon të sfidojë interesat e Amerikës në Lindjen e Mesme. Bazuar raportit, mediat ndërkombëtare shkruajnë se inteligjenca amerikane shkruan se Teherani do të kërkojë të shmangë përshkallëzimin, me Uashingtonin, nga ana tjetër, Republika Islamike e Iranit vlerëson qasjen e politikës së SHBA ndaj vendit dhe praninë e saj në rajon.

Në saj të kësaj situate, raporti vjetor përmend vrasjen e vitit të kaluar të kreut të forcës elitare të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, gjeneralit Qasem Soleimani  nga amerikanët. Vdekja e tij përleqësoi kështu aleancat rajonale të Iranit dhe për pasojë, Teherani po përforcon metodat e tij strategjike.

Pas vrasjes së Soleimanit, Irani njoftoi planet për të zvogëluar detyrimet e tij ndaj  JCPOA, duke përfshirë ato që lidhen me pasurimin e uraniumit. Ndërkohë që administrata e re e Biden shpesh ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për t’u ribashkuar në marrëveshjen e Iranit, por  Teherani ka deklaruar nga ana tjetër se të gjitha sanksionet anti-iraniane pas nënshkrimit të JCPOA duhet të anulohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion