“DASH nuk më ka njoftuar ende”, Sali Berisha për “lejen” drejt SHBA-së: Falenderoj Marco Rubio dhe Donald Trump

Politikë

“DASH nuk më ka njoftuar ende”, Sali Berisha për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me lajmin që po qarkullon me shpejtësi nëpër mediet shqiptare se Departamenti i Shtetit e lejon atë që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha njofton se me këtë lajm është njoftuar mbrëmjen e së mërkurës, ashtu sikurse dhe shumë prej shqiptarëve, ndërkohë që thekson se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë kontakt apo email nga vetë Departamenti i Shtetit.

Ndër të tjera, Berisha ka falenderuar administratën e Donald Trump si dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio për këtë vendim, duke theksuar se është një shpërblim i madh për të gjithë ata demokratë të cilët i qëndruan besnik kauzës së tyre të drejtë.

“Lajm rajonal i Shqipërisë por dhe në botë është lajmi në të cilin DASH i drejtuar nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij dhënë një gazetari të njohur se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, politizuese apo qëndrimet e administratës Biden, në rastin konkret për Sali Berishën.

Pra në këtë mënyrë DASH i jep përgjigje më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij Soros dhe Antony Blinken. Ky vendim i një rëndësie të madhe shkëputjes dhe mos pranimit të vendimeve politizuese dhe përpjekjeve të administratës të mëparshme që për shkak të lobimit të Ramës dhe Soros të ndëshkonin opozitën konservatore përfunduan një lloj si ai që i firmosi aty ku e kanë vendin. Me këtë rast falenderoj DASH, sekretarin, administratës e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime të rëndësishme kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.

Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokratë që në kushte më të pazakonta qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetë e cila vonon po nuk harron. Ky vendim nxjerr fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë të godisnin opozitën në Shqipëri, Edhe njëherë Faleminderit”, tha Berisha.

I pyetur më tej nga gazetarët se kur do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai tha se në këto momente është e pamundur pasi ndodhen në fazën e “zjarrtë” të fushatës.

“Tani unë vendimin e mora vesh mbrëmë, unë s’kisha ndonjë plan për udhëtim dhe nuk mund të them që do udhëtoj këto ditë, se jemi në kulm të fushatës. Sigurisht që në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por përsëri ky vendim nuk humbet vlerën, është jashtëzakonisht i çmuar”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT