Truri financiar i bandës kriminale të Suel Çelës, lihet në burg Bujar Shega
Lajmifundit
/
8 Maj 2025, 13:53
Aktualitet

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë sërish në burg Bujar Shegën, i cili është i arrestuar si pjesë e organizatës që drejtohej nga Suel Çela.
Marsel alias Bujar Shega është ektraduar nga Italia drejt shtetit shqiptar në muajin prill, i arrestuar në Itali në kuadër të një megaoperacioni blic të zhvilluar në nëntor të vitit 2024 në Elbasan ku u lëshuan 21 urdhër areste.
Shega është i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


