Berisha shkon në SPAK, biseda me mbështetësit: E patë si ia bënë fytyrën Ramës në Durrës? E thirrën o Gys!

Politikë

Berisha shkon në SPAK, biseda me mbështetësit: E patë si ia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne, 16 shkurt, në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani.

Ashtu sikurse herë të tjera, kryedemokrati u prit nga disa mbështetës të tij para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa shënjestroi edhe kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në bashkinë e Durrësit, ku u takua e disa banorë që preken nga projekti TID dhe të cilët e kundërshtojnë prej kohësh.

“E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës? O Gys, e thirrën, o Gys”, tha Berisha duke iu referuar Ergys Agasit, të shpallur në kërkim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, dhe i cili akuzohet se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë për këtë dosje.

Kujtojmë që kryedemokrati është vënë nën akuzë nga SPAK për dosjen Partizani, me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Ai akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion