Berisha-Ramës: Nëse s’ke frikë, lejoje Veliajn të flasë! Prapaskenat e dërgimit të Dakos në qelinë e Durrësit

Politikë

Berisha-Ramës: Nëse s’ke frikë, lejoje Veliajn të

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje që kryebashkiaku Erion Veliaj të lejohet që të flasë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e tij.

Berisha tha se nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij. ta lërë të flasë.

Kreu i PD-së theksoi se anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës do të votojnë pro shkarkimit të Erion Veliajt.

“Erion Veliaj është atje ku është. PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta të adresuara direkt kundër tij. Ajo se ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha sherret e brendshme politike që ka pasur me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Ramën dhe Lubi Ballukun, do mbetet në turpin më të madh, krimin më të shëmtuar akti i Altin Troplinit për djegësin e Tiranës që lëshuan urdhër arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtua 5 herë djegësin, dhe nuk morën në pyetje Ramën e Lubi Ballukun se ku shkuan paratë.

Pra, kjo është e vërteta. Erion Veliaj po dënohet për gardërobën, vjedhjet që kanë bërë familjarët. Mos ju duket gjë e vogël.

Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak, këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar shkarkimin e tij dhe vota është automatikisht për shkarkimin. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij ta lërë të flasë. Ky është rregulli.”- tha Berisha.

Berisha tregoi gjithashtu, prapaskenat sipas tij, të dënimit me 8 ditë burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Berisha deklaron se Dako u rikthye në qeli me urdhër për të ‘takuar’ Veliajn.

“E morët vesh? Po. Gjushi u dënua 8 ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai.

Këtu jam kundër unë, Gjushi është si urith, edhe i them që ke bërë gabimin më të madh të jetës, spiun ordiner, ç’punë ke ti me Erion Veliajn.

8 ditë Gjushi burg, po kjo është.”– tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion