Berisha: Në 11 Maj do ndahemi nga Pashiqi shqipfolës! Rama solli veç hajdutë!

Politikë

Berisha: Në 11 Maj do ndahemi nga Pashiqi shqipfolës! Rama solli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Dibrës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama u ka vrarë shpresën shqiptarëve.

Berisha shtoi se me 11 maj, dita e zgjedhjeve parlamentare, do të ndahemi nga Pashiqi shqipfolës që u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre.

Berisha: Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre. Çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë. Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve. Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë. Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh.

Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë. Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje. Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë. Çfarë ndodhi me ne? 12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Edi Rama me rejjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë.

Edi Rama qeveris për 12 vite. Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti.

Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë. Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori. Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe.

ME TE LEXUARAT