Pamjet/ Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos, si përfundoi nën tokë 29-vjeçari!

Aktualitet

Pamjet/ Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos.

Pamjet tregojnë momentin dramatik kur rezervuari i mbushur me ujë dhe rërë u ça, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm që përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri, i cili po punonte me një eskavator. Deri më tani, ekipet e kërkimit kanë gjetur vetëm disa pjesë të mjetit, por asnjë gjurmë të të riut.

Në vendngjarje janë angazhuar struktura të kërkim-shpëtimit, si dhe banorë dhe familjarë të Beshirit, të cilët po përballen me një terren të vështirë malor dhe sasi të mëdha materialesh të zhvendosura nga incidenti.

Familjarët kanë kërkuar shtimin e forcave dhe intensifikimin e kërkimeve, ndërsa shpresat për një mrekulli po zbehen me kalimin e orëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion