Berisha kritikon çmimet e naftës: “Qeveria shton taksat, qytetarët paguajnë më shumë”

Politikë

Berisha kritikon çmimet e naftës: “Qeveria shton taksat,

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka sulmuar qeverinë për rritjen e çmimeve të naftës dhe barrën fiskale të lartë mbi karburantet, duke paralajmëruar se do të dorëzojë në Kuvend ligje mbrojtëse për qytetarët.

Sipas Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 224 lekë, pas uljes së akcizës me 20%, ndërsa pa këtë ulje çmimi do të ishte 233 lekë për litër.

Benzina mbetet e pandryshuar me 181 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit do të pësojë luhatje sipas vendimeve të operatorëve.

Berisha theksoi se mbi një litër naftë përveç akcizës aplikohen edhe taksa të tjera, duke përfshirë taksën e qarkullimit prej 27 lekë për litër dhe taksën e karbonit prej 3 lekësh, ndërsa mbi këtë llogaritet edhe TVSH-ja 20%.

Sipas tij, qytetarët po përballen me një “ndëshkim fiskal”, ndërsa qeveria nuk ka marrë masat e duhura për të lehtësuar barrën mbi karburantet, edhe pse vendosi uljen e akcizës. Ky debat vjen në një kohë kur çmimet globale të energjisë vazhdojnë të luhaten.

ME TE LEXUARAT