Basha ironizon kryeministrin: Dil në debat mo Rame t’u tregosh njerëzve çfarë ju lidh bashkë me bufin!

Demokrati Lulzim Basha ka vazhduar me video ironizuese në rrjet, ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha i bën thirrje kryeministrit mos ta refuzojë kërkesën e doktorit, e të dalin t’u tregojnë qytetarëve i kujt është Elvis Roshi, i bufit të artë, i bufit të bardhë apo i të dyve
"O Rame, të paska kërku shoku jot më debat. Dil në debat mo Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë, të shohin njerëzit çfarë përgjigje do i kthesh pyetjes: i kujt është Elvis Roshi, i joti apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame?
Dil në debat mo Rame t’u tregosh njerëzve çfarë ju lidh bashkë? Apo fati i shokut të tretë tek vendi. 7x7 = 313, Rame”, shprehet Basha.


