"Ballkani i hapur" i përket së shkuarës, Rama nis turin në rajon për Procesin e Berlinit

Politikë

"Ballkani i hapur" i përket së shkuarës, Rama nis turin

Kryeministri Edi Rama në datat 6 dhe 7 korrik do të nisë turin në Ballkan, ku edhe do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.

Këto takime do të zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit. Kryeministri Rama do të mbajë takime në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si edhe në Shkup.

Më herët kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat, deklaroi se nisma ‘Open Balkan’ e ka kryer misionin e saj dhe se tashmë vendet e Ballkanit duhet të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

 

ME TE LEXUARAT