Axhenda e punimeve të Kuvendit. Nga shkarkimi i Presidentit te vaksinat çfarë parashikohet të martën

Politikë

Axhenda e punimeve të Kuvendit. Nga shkarkimi i Presidentit te vaksinat

Gjatë ditës së martë të javës së ardhshme pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë  me deputetët e legjislaturës së shkuar.

Në axhendën e punimeve të Kuvendit parashikohet miratimi i një sërë marrëveshjeve kryesisht ato për vaksinat anticovid, ku një pjesë e tyre kanë mbërritur tanimë në Shqipëri.

Pesë nga pikat e rendit të ditës është miratimi i marrëveshjeve me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanay ve Ticaret”, për furnizimin e me vaksina anticovid kineze dhe një kompanie tjetër për furnizimin me vaksina ruse Sputnik V.

Pjesa tjetër e ligjeve janë kryesisht dekrete të Presidentit të Republikës. Në seancën e Kuvendit të 4 prillit nuk parashikohet ndonjë nismë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, siç kanë paralajmëruar socialistët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion