“Të vras nëse nuk e shet shtëpinë”, jepet dënimi për të riun shqiptar që kërcënoi babain e tij

Kosovë&Rajon

“Të vras nëse nuk e shet shtëpinë”, jepet

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të riun që kanosi babain e tij duke i dhënë 180 ditë (6 muaj) burgim.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, i pandehuri pas një mosmarrëveshje verbale me prindin, e ka kanosur se do ta vriste nëse nuk do ta shiste shtëpinë ashtu siç kishte kërkuar.

“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset  seriozisht  prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak  se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim  tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia” , thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, raporton Gazeta Express.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion