Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Respektoni atdheun

Politikë

Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri:

Ka votuar për herë të parë në Shqipëri Albin Kurti, kryeministri i Kosovës. Kurti votoi në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kujtojmë se në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje.” u shpreh Kurti në një prononcim për mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion