Me dy gishtat ngritur, hedh votën edhe kryedemokrati Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbërritur në qendrën e votimit. Me maskë, Basha përshendët komisionerët. Në momentin e hedhjes së votës në kuti, kryetari i PD ka ngritur dy gishtat, dhe i buzëqeshi kamerës.
Jashtë qendrës së votimit, Basha foli për mediat. “Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, historike, dita ku të gjithë ne kemi fuqinë. Është dita që të dilni dhe të votoni masivisht, me votën tuaj, të bëni të ardhmen që dëshironi për vendin tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë.

Jam i lumtur që votën time e kam hedhur në lagjen ku jam rritur. Kjo është dita e juaj, e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha ai.


