Ish-kryeministri i Italisë: Kur tërheqin zvarrë një ish-president, imagjino çfarë u bëjnë emigrantëve bangladeshas

Politikë
Ish-kryeministri i Italisë: Kur tërheqin zvarrë një


Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, teksa ka folur në lidhje me marrëveshjen e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve të kapur në brigjet italiane, ka komentuar edhe arrestimine Ilir Metës ditën e djeshme.

Ndërsa fliste për median italiane, Renzi është shprehur për qeverisën shqiptare se kur “tërheqin zvarrë një ish-president, imagjino çfarë mund tiu bëjnë emigrantëve bangladeshas.

 "Ne e dimë që pak më herët u arrestua ish-presidenti shqiptar. Nga pamjet e arrestimit që kapet dhe tërhiqet zvarrë në mes të rrugës një ish-president, imagjinoje çfarë mund të bëjnë autoritetet shqiptare me emigrantët bangladeshas", - thotë ai. 

Renzi e lidh arrestimin e Metës me marrëveshjen për emigrantët duke e ngritur si shqetësim për mënyrën si do trajtohen refugjatët në kampin e Gjadrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion