Tensione mes Kinës dhe G7: “Gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”

Bota

Tensione mes Kinës dhe G7: “Gënjeshtra, thashetheme dhe

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” në punët e brendshme të Kinës. G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe Hong Kong. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar trajtimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Ksinjiang.

G7 duhet të bëjë më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mos krijojë artificialisht konfrontime dhe fërkime, tha Ambasada e Kinës në Londër. Deklarata e akuzoi G7-ën për “gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”.

“G7 përfiton nga çështjet e lidhura me Ksinjiangun për t’u përfshirë në manipulime politike dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës”, tha një zëdhënës i Ambasadës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kina besohet se ka ndaluar më shumë se një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Ksinjiang. Shumica e tyre dërgohen në të ashtuquajturat kampe “riedukimi”, ku mbahen për kohë të pacaktuar dhe pa ndonjë akuzë. Kina fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve, ndërsa ma vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin.

Kina i ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut. Hong Kongu, në anën tjetër, është pjesë e Kinës, por funksionin nën kornizën “një vend, dy sisteme”, çfarë do të thotë se ai e ka sistemin e tij ligjor. Shumë në Hong Kong, por edhe në Perëndim, e akuzojnë Pekinin për shkatërrimin e autonomisë së rajonit në vitet e fundit./REL

 

 

 

ME TE LEXUARAT