Policia blindon zonën përreth Ministrisë së Arsimit, vendosen kordone të efektivëve me pajisje mbrojtëse

Zona përreth Ministrisë së Arsimit është blinduar nga forca të shumta të policisë, me rastin e protestës së organizuar nga studentët dhe të rinjtë.
Përpara godinës së institucionit janë vendosur kordone të efektivëve me pajisje mbrojtëse, me skutume e helmeta, si dhe mjete të blinduara dhe autobotë me ujë në gatishmëri.
Masat e rrepta të sigurisë vijnë pas thirrjeve për grumbullim masiv të studentëve nga të gjitha qytetet e vendit.
Aksioni i policisë synon ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë rreth ambienteve të ministrisë, ndërkohë që situata mbetet nën monitorim të rreptë të forcave të rendit.


