"Së shpejti..." Ministri Karakaçi jep lajmin e mirë për aksin Kombinat–Ndroq–Plepa

Puna për përmirësimin e aksit rrugor Kombinat–Ndroq–Plepa pritet të vijojë së shpejti me një segment të ri prej 9 kilometrash, pas përfundimit të punimeve për Lotin 1.
Lajmi është bërë i ditur nga Enea Karakaçi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ndërhyrjet do të vijojnë në kilometrat e tjerë të këtij aksi rrugor.
Sipas tij, projekti synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe të përmirësojë qarkullimin në këtë zonë. Përveç lehtësimit të transportit, përfundimi i punimeve pritet të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të zonës që përshkon rruga.
Aksi Kombinat–Ndroq–Plepa përbën një lidhje të rëndësishme rrugore për banorët dhe drejtuesit e automjeteve që përdorin këtë itinerar.


