Pla'gosja me ar'më në Shkodër, policia del me njoftim: Po punohet për...
Lajmifundit
/
27 October 2026, 11:12
Aktualitet

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


