Vr'itet gruaja në Pejë, autor i ngjarjes dyshohet kunati, shpallet në kërkim nga policia

Kosovë&Rajon

Vr'itet gruaja në Pejë, autor i ngjarjes dyshohet kunati,
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi ishte intervistuar nga Policia për rast të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje.

Gruaja ishte shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj. Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, që dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati.

Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një parashtresë te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se më 22 tetor, kryeprokurorja e kësaj prokurorie kishte pranuar një parashtresë nga e ndjera A.Z., përmes së cilës ajo kishte kërkuar ndërmarrjen urgjente të veprimeve ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata kishin dështuar në përmbushjen e detyrave zyrtare gjatë trajtimit të rastit të saj, përfshirë edhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion