Dalin detaje nga ngjarja në Shkodër, i plagosuri është këngëtar, po perfomonte në lokal

Aktualitet

Dalin detaje nga ngjarja në Shkodër, i plagosuri është
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Mësohet se plagosuri Taulant Hoti është këngëtar në lokalin ky u plagos.

Po pinte kafen e mëngjesit kur papritur një person me maskë si ato që përdoreshin në kohën e Covidit, është afruar dhe e ka qëlluar nga pas shpine duke e lënë të plagosur.

Janë të paqarta arsyet. Policia po punon për identifikimin e autorit të dyshuar.

Me heret, policia konfirmoi ngjarjen.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion