Përplasen "kokë më kokë" dy automjete në aksin Qafë Plloçë–Qukës/ Plagoset një grua, niset me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë , ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se njëri prej mjeteve të përfshira në aksident mban targa greke. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, si dhe një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Lorenc Denas.
Nga përplasja ka mbetur e plagosur Xhire Xhafer Korriku, e cila po merr ndihmën mjekësore në spital.


