FOTOLAJM/ Me bikini të zeza dhe linja perfekte, Rike Roçi “ndez” rrjetin me pozat provokuese nga Korça!

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Rike Roçi, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një fotografi të fundit nga Korça, ku shfaqet me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Rike ka ndarë me ndjekësit një selfie para pasqyrës në Instagram Story, ku shfaqet e veshur me një rrobë banje të zezë njëpjesëshe, të kombinuar me një mantel të bardhë. Me flokët biondë të lëshuar dhe në onde të buta, modelja ka sjellë një tjetër paraqitje që nuk kalon pa u vënë re.
Por, përveç pozës para pasqyrës, vëmendje ka marrë edhe detaji në sfond. Dhoma e hotelit shfaqet me shtratin e çrregulluar dhe valixhen e hapur, ndërsa vetë Rike nuk ka ngurruar ta shoqërojë fotografinë me një koment ironik: “Jooo nuk ka rrëmujë…..”.

Rike Roçi është një nga personazhet e njohura të showbizit shqiptar, e cila fitoi popullaritet fillimisht përmes pjesëmarrjes në “Big Brother Albania”.
Emri i saj mori vëmendje të madhe edhe gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2016, kur u filmua në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes Francë–Shqipëri, duke u bërë pjesë e diskutimeve edhe në mediat ndërkombëtare.



