Përmbytje masive në Katalonjë, dy viktima dhe një person i zhdukur (VIDEO)

Bota

Përmbytje masive në Katalonjë, dy viktima dhe një person i

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë goditur rajonin e Katalonjës në Spanjë.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.

Udhëheqësi i Katalonjës, Salvador Illa, konfirmoi vdekjen e një burri në Tordera, në veri të Barcelonës, pasi një mur u shemb si pasojë e motit të keq.

Një viktimë e dytë është regjistruar në komunën e Montornès del Vallès. Ndërkohë, shërbimet e emergjencës po kërkojnë një person të zhdukur në Pineda de Mar, rreth 52 kilometra në veri të Barcelonës.

  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion