Për ju që rregulloni krevatin në mëngjes, kemi një lajm jo të mirë, me siguri nuk do e bëni më

Soft

maxresdefault.jpg
Dita e mirë duket që në mëngjes… të paktën kështu besohet ! Por na është thënë që në moshë të herët që detyra e parë që duhet të bëjmë sapo dita zbardh, është rregullimi i krevatit.

Por duket se na kanë mësuar gabim! Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj …

Po krevati? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije.Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.

Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar.

Tema erdhi sërish në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.

Të gjitha këto mikroorganizma kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh.

Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.

Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion