Parashikimi i motit për të mërkurën: Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në bregdet
Lajmifundit
/
3 November 2026, 17:17
Aktualitet

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.


