Hyri me a*më në "Raiffeisen Bank", autori mori 60 mijë euro dhe iku me skuter

Aktualitet

Hyri me a*më në "Raiffeisen Bank", autori mori 60 mijë

Vetëm 3 minuta iu deshën autorit të maskuar dhe të armatosur për të boshatisur arkën e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit paraditen e kësaj të hëne.

Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë së bankës, të cilat tashmë janë në dorë të hetuesve, është krijuar bindja se autori ende i pa identifikuar e ka njohur mirë planimetrinë e bankës dhe funksionimin e saj.

Menjëherë sapo futet në ambientet e bankës i maskuar me skafandër dhe me pistoletë në dorë ai kërcënon rojën duke e izoluar në pjesën fundore të bankës, me pas kapërcen banakun e arkës dhe merr prej andej gjithçka gjen në sirtar. Sipas bankës autori ka mundur të marrë rreth 60 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion