Operacioni në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për veprimtari kri'minale

Aktualitet

Operacioni në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Target 1”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Vlorës, shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.  

Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion