"Nuk e di pse kisha një parandjenjë që… ", çështja Agasi, kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK

Aktualitet

aaa.JPG
Kreu i policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të mërkure. Siç u raportua fillimisht, Bala dikur kreu i policisë së Durrësit dhe shef i operacionales në Tiranë, do pyetej për çështjen e Ergys Agasit.

Pas 40 minutash në ambientet e SPAK, Bala doli teksa u pyet nga gazetarët për arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Ai e shmangu pyetjen duke thënë me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do isha këtu”.

Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua një muaj më parë në Shkozet teksa shoqërohej në automjet nga ish-drejtori në polici Uljan Shpataraku, krahu i djathtë i ish-kryepolicir Ilir Proda. Edhe ky i fundit ishte disa ditë më parë për t’u pyetur në SPAK, dyshohet për çështjen e Agasit.

Skandali më i fundit lidhur me Agasin ishin përgjimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, së cilës SPAK i dha masën e arrestit shtëpiak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion