235 doza kokaine gati për tu shpërndarë pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në kryeqytet

Aktualitet

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra” është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë zjarri dhe lëndë narkotike.

 
 
 
 
 
Në banesën në rrugën “Rreshit Petrela”, Policia sekuestroi 2 pistoleta me municion, 363 gramë kokainë të ndarë në 235 doza dhe një peshore elektronike.

I riu dyshohet se ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore në kryeqytet.
Ai ishte shpallur më herët në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, i zhvilluar 3 ditë më parë.

Sekuestrohen 2 pistoleta me municion, 235 doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike.

 

Vihet në pranga 28-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.

Në vijim të administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, i cili gjithashtu dyshohej se mbante në banesë, armë zjarri dhe lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan punën.

Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e banesës në rrugën “Rreshit Petrela”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë të dyshuarin, shtetasin O. F., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, gjetën në banesë 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.

28-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e përfshirjes së 28-vjeçarit, në veprimtari kriminale, si dhe për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion