Momenti pikant në studio, Korreshi nxjerr foton e Jozefina Topallit dhe vë në siklet Luiz Ejllin

Showbiz

Momenti pikant në studio, Korreshi nxjerr foton e Jozefina Topallit dhe

Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli.

Loja konsistonte në disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante pranë ballit pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, në mënyrë që ai të gjente personazhin në foto.

Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit.

Korreshi i dha disa indicie, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.

“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.

“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.

“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.

“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.

“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.

“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion