Ndërron jetë 73-vjeçari Vlorë, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

Aktualitet

Ndërron jetë 73-vjeçari Vlorë, panelet e ngarkuara në
Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Ylli Shakaj, pronar i aktivitetit. Mësohet se ai ishte duke kaluar pranë një kamioni që transportonte panele të ndryshme, kur, për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar duke e zënë poshtë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet.

Ndërkohë, pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë. Uniformat blu kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rrëzimin e paneleve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion