Kriza në sistemin e drejtësisë, trupa e avokatëve diskuton sot hapat e ardhshëm dhe vijimin e mundshëm të protestës

Aktualitet

Kriza në sistemin e drejtësisë, trupa e avokatëve diskuton
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vijimin e bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila pezulloi vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqësore.

Këshilli i Përgjithshëm pritet të shqyrtojë situatën e krijuar dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm të avokatëve, nëse do të vijojnë bojkotin apo do t’i rikthehen pjesëmarrjes në proceset gjyqësore në GJKKO.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion