Mjegulla mbulon juglindjen/ Vështirësohet qarkullimi në disa akse nacionale, drejtuesit e mjeteve në vështirësi

Aktualitet

Mjegulla mbulon juglindjen/ Vështirësohet qarkullimi në disa akse

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore nacionale.

Më e dendur mjegulla është paraqitur në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec.

Probleme me dukshmërinë janë evidentuar gjithashtu në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, si dhe në pjesë të ndryshme të aksit Qafë Plloçë-Qukës dhe në majën e Qafë Thanës.

Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë, në kushtet e uljes së dukshmërisë, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat në akset problematike për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion