Mesazhi i Hashim Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Kosovë&Rajon

Mesazhi i Hashim Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër si loti

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh nga Haga, ku ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit që i kanë qëndruar pranë gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e marrë, duke theksuar se beson se në përfundim të procesit do të dëshmojë pastërtinë e tij.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka shkruar Thaçi.

Ish-kreu i shtetit të Kosovës po përballet me procesin gjyqësor në Hagë së bashku me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli vendimin e shkallës së parë, duke i dënuar katër ish-krerët e UÇK-së për akuza që lidhen me krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Megjithatë, vendimi nuk është përfundimtar. Mbrojtjet kanë paralajmëruar ankimimin e tij në instancat përkatëse të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion