Masë e ftohtë verilindore pushton vendin, zonat ku priten reshje shiu e dëbore sot, 5 nëntor 2026

Një masë e ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ftohtë gjatë orëve të paraditës.
Sipas MeteoAlb, duke u afruar pasditja e në vijim, pritet shpeshtim i vranësirave dhe shtim i lagështirës në ajër, duke bërë që zonat juglindore të rrezikohen nga reshje të pakta shiu e dëbore.
Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat maksimale, duke u luhatur nga 1°C më e ulëta e shënuar në Bulqizë, deri në 22°C më e larta e regjistruar përkatësisht në Durrës dhe Fier.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 45 km/h, nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


