Manchester City zyrtarisht fajtor/ Komisioni i pavarur konstaton shkelje të rregullave financiare të Premier League

Sport

images-2026-09-29t192556-664-6abbf4aea5098.jpg

Premier League ka konfirmuar zyrtarisht se Manchester City është shpallur fajtor për shkelje të rënda financiare pas një hetimi disavjeçar.

Komisioni i pavarur e gjeti klubin anglez fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura, që mbulojnë një periudhë prej nëntë sezonesh mes viteve 2009 dhe 2018.

Sipas vendimit, “qytetarët” kanë përdorur kontrata fiktive me sponsorë për të fryrë artificialisht të ardhurat e klubit dhe për të fshehur shpenzimet reale me mbi 900 milionë paund. Financimet mbuloheshin fshehurazi nga pronarët e klubit në Abu Dhabi, me qëllim shmangien e rregullave të Profitabilitetit dhe Qëndrueshmërisë si dhe Financial Fair Play të UEFA-s.

Gjithashtu, komisioni doli në përfundimin se Manchester City ka penguar hetimin duke mos bashkëpunuar me organet drejtuese të ligës. Organi organizativ i Premier League ka caktuar të premten e 2 tetorit si afatin e fundit që klubi të paraqesë apelin e tij kundër këtij vendimi.

Tashmë pritet se cilat do të jenë sanksionet disiplinore që do t’i vendosen kampioneve në fuqi. Ky konsiderohet si skandali më i madh financiar në historinë e futbollit modern anglez.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion