Makina përplas turmën në Gjermani, shoferi çan rrethimin e policisë pas të shtënave dhe arratiset

Bota

Makina përplas turmën në Gjermani, shoferi çan rrethimin e
Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Gjermani, ku një automjet është përplasur me një grup njerëzish pranë Hanoverit, duke plagosur të paktën katër persona.

Policia ka hapur zjarr ndaj makinës, por drejtuesi i saj ka arritur të largohet në këmbë nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në qytetin Neustadt am Rübenberge, pranë Hanoverit, ku një automjet tip BMW dyshohet se u drejtua qëllimisht drejt një grupi personash.
 
Sipas mediave gjermane, katër persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë, por fatmirësisht asnjëri nuk ndodhet në rrezik për jetën. Efektivët e policisë, të cilët po kryenin kontrolle rrugore në zonë, konstatuan incidentin dhe qëlluan drejt automjetit në përpjekje për të ndaluar drejtuesin.

Megjithatë, shoferi arriti të braktiste makinën dhe të largohej në këmbë. Ende nuk dihet nëse në automjet ndodheshin persona të tjerë në momentin e ngjarjes. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Sipas gazetës gjermane Die Zeit, hetuesit dyshojnë se përplasja ka qenë e qëllimshme, por deri më tani nuk po e trajtojnë ngjarjen si akt terrorist.

Një nga pistat paraprake të hetimit lidhet me mundësinë që drejtuesi i automjetit të ketë pasur konflikte personale me personat e plagosur dhe t’i ketë zgjedhur ata si objektiv. Policia po vijon kërkimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë motivin e saktë të incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion