Lufta/ Moska: Fabrikat evropiane t që prodhojnë armë për Ukrainën janë objektiva legjitime

Bota

1790790454_mariazakharova (1).jpeg

Rusia ka përsëritur se fabrikat evropiane të mbrojtjes që prodhojnë armë për Ukrainën janë “objektiva të ligjshëm ushtarakë” potencialë për Moskën.

“Do të doja të përsërisja se fabrikat evropiane që prodhojnë armë për Ukrainën janë objektiva të mundshëm ushtarakë për Rusinë. Nuk duhet të supozohet se fabrikat që prodhojnë armë për Forcat e Armatosura të Ukrainës – madje edhe ato që ndodhen jashtë territorit të Ukrainës – janë të sigurta.

Kushdo që mendon ndryshe gabon”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp

Sipas saj vendet evropiane janë të përfshira drejtpërdrejt në konfliktin ukrainas.

“Ato nuk po ofrojnë vetëm ndihmë; përmes hapjes së objekteve të prodhimit të armëve dhe krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, ato janë plotësisht të përfshira.

Kjo vetëm vonon zgjidhjen e konfliktit në vend që ta afrojë atë, në kundërshtim me atë që disa forca në Evropë mund të mendojnë ose imagjinojnë”, përfundoi ajo.

ME TE LEXUARAT