Lind fëmijën e 11 tek “Mbretëresha Geraldinë”! Nëna: E kam shtëpinë plot

Aktualitet

Lind fëmijën e 11 tek “Mbretëresha Geraldinë”!

Në një kohë ku vendi po përballet me krizë lindjesh dhe plakje me ritme të shpejta të popullsisë, ka ardhur në jetë fëmija e 11 i një çifti shqiptar. Zeid është anëtari më i ri i familjes së Fatmirës dhe Ervinit, të cilët janë prindër edhe të 8 vajzave e dy djemve të tjerë.

“Zeid është bebi i 11 i mami Fatmirës e babi Ervinit dhe erdhi në jetë ashtu si edhe 10 fëmijët e tjerë të çiftit, mes përkujdesjeve së stafit tonë. Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, shkruhet në rrjetet sociale të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Fatmira ka treguar se të gjithë fëmijët i ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku ka marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm. Ajo shprehet se është e lumtur dhe e bekuar që ka familje të madhe, shkruan A2 CNN. 

“Jam e lumtur dhe e kënaqur që kam një familje të madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë, unë jam e lumtur sepse e kam shtëpinë plot”, tha ajo. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion